Braçe: Vokshi i dha Tartarit 4 kontrata nafte

Partia Socialiste ka publikuar sot të tjera fakte që sipas saj tregojnë se deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka shkeluar ligjin duke favorizuar në dhënien e kontratave bashkëjetuesin e saj, Arian Tartari.
Deputeti Erjon Braçe deklaroi se në vitin 2007, deputetja Vokshi nën cilësinë e anëtares së këshillit mbikqyrës të kompanisë shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol, i ka dhënë 4 kontrata nafte kompanisë Stream Oil, pronar i të cilit është bashkëjetuesi i saj .
Braçe tha se 4 marrëveshjet e hidrokarbureve janë miratuar nga qeveria në 8 gusht të 2007-ës dhe i vënë në dispozicion kompanisë Stream Oil 4 nga 6 vendburimet e naftës që ka Shqipëria.
Deputeti socialist theksoi se vetë deputetja Vokshi në deklaratën e pasurisë në 2007-ën vërteton se ka qenë anëtare e Këshillit Mbikqyrës dhe nga ana tjetër në këtë periudhë kompania Stream Oil ka qenë 100% në pronësi të Tartarit, partnerit të saj.
"Në momentin kur qeveria ka miratuar kontratat mes Alb-Petrol dhe Stream Oil,Vokshi ka qenë mbikqyrëse e kompanisë shtetërore Alb Petrol që e vë atë në konflikt të pastër interesi, pasi ka kaluar kontratat tek bashkëjetuesi i saj Arian Tartari", theksoi Braçe.
Deputeti hodhi poshtë lajmet se ai dhe zyrtarë të PS-së kanë dhënë vetëm deklarata politike në Prokurori për akuzat ndaj Vokshit."Në prokurori kam çuar dokumenat që faktojnë deklaratat tona për shkeljen e ligjeve në koncensione dhe në fushën e naftës", tha Braçe.