E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kompania e Ajazit aktive deri në korrik

Partia Socialiste ka publikuar sot një letër që sipas saj vërteton se ndryshe nga sa është deklaruar nga ministrja e Integrimit dhe QKR, bashkëshorti i Bregut ka ushtruar funksionet e tij në kompaninë "MIA International", për ndërtimin e komplekseve që prodhojnë energji, deri 1 muaj më parë, dhe jo 1 vit siç është pretenduar.
Deputetja Olta Xhaçka tha se kompania "Mia International" ka qenë aktive deri në korrik dhe se Namik Ajazi, bashkëshorti i ministres në 12 korrik të 2010-ës ka firmosur një letër ku kërkon të mbledhë ortakët për të dhënë dorëheqjen.
Ajo citoi letrën ku shkruhej se "Për shkak të karakterit të ngutshëm Namik Ajazi, në cilësinë e ortakut dhe aministratorit kërkon të mbledhë ortakët për të dhënë dorëheqjen".
Xhaçka tha se deklaratat e PS-së për publikimin e fakteve korruptive mund të kenë qenë arsyet e kësaj dorëheqje nga ana e Ajazit.
Deputetja socialiste theksoi se pas publikimit të këtij fakti të ri, PS kërkon edhe një herë dorëheqjen e drejtori të QKR,Tomi Kola.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›