Braçe kundër Ramës mbi bashkëpunimin me LSI- në
Tiranë – Anëtari i Kryesisë socialiste, Erjon Braçe, dje ka kundërshtuar Ramën për deklaratën e tij mbi një mundësi të dytë të kreut të LSI- së Meta, për te bashkëpunuar me PS në.
Braçe në një koment në rrjetin social Facebook, mbi deklaratën e ramës në Top Story, është shprehur se vendimet duhet ti marrë gjithë grupi dhe jo një person i vetëm.
Unë nuk e kam parë emisionin dje, por kam lexuar gjithë shtypin sot. Dua të them dy gjëra: E para, në një organizatë, mundësinë e parë, të dytë, të tretë nuk e jep një individ, pavarësisht pushtetit që ka në të, mundësinë e jep organizata, por në respekt të rregullave të përbashkëta; e dyta, një vendim për një mundësi të dytë duhet të ketë moral, shumë moral; unë kujtoj vetëm muajin janar të këtij viti, publikimin e skandalit më të madh prej 1990-s në një qeveri shqiptare, shpërthimin e zemërimit qytetar ndaj korrupsionit publik, konsumuar mu para syve të tyre, reagimin kriminal të qeverisë së përfshirë në korrupsion duke vrarë 4 qytetarë të angazhuar, opozitarë, familjarë, prindër. 21 janari është një ditë kufi për çdo politikan! shprehet Brace në Facebook.
Ndërsa në mbyllje të komentit ai është shprehur se nuk mund të lejojë që ky vend të udhëhiqet nga persona të korruptuar.
Shkrime të tjera me interes: