E Diel, 1 Nëntor 2026

Të diplomohesh si ekonomist në shkollë nate

Tiranë – Në kohën e komunizmit shkolla e natës ishte mënyra më e keqe për t’u arsimuar, por ishte një mënyrë për punëtorët, të cilët edhe të arsimoheshin edhe të mos linin punën. Dhe shkolla e natës ishte shkollë nate. Ajo u bë personifikimi i formalitetit, ku shumica shkonin thjeshtë për të marrë një dëshmi aftësimi e për të fituar një kategori më shumë në vendin e punës. Por tashmë shkolla e natës është kthyer sërish, por jo për punëtorët. Janë studentët që përmes kësaj skeme kërkojnë të diplomohen.

Studentët e fakultetit ekonomik ankohen për mungesën e auditorëve. Është ky një problem mjaft shqetësues  i cili kthehet në një rutinë për studentët e këtij fakulteti. Mënyra e vetme e cila është parë si zgjidhjë e këtij problemi është kalimi me dy turne i zhvillimit të mësimit. Nuk janë vetëm studentët e masterit, të cilët ndjekin leksionet pasdite por edhe vite të ndryshme të DNP. Në mënyrë të pashmangshme, një vit i financës apo i degës së biznesit, do të transferohet pasdite - thonë studentë të këtij fakulteti. Edhe pse kanë zhvilluar protesta të ndryshme duket se nuk është vepruar për të zgjidhur këtë situatë.

Mësimi mbasdite të lë pak kohë për të mësuar. Të gjithë e dinë që orari më i përshtatshëm për të zhvilluar mësimin është në mëngjes dhe të jep kohë që të vendosësh ditën para dhe mund të organizohesh më lehtë.- thotë një student i vitit të tretë i degës së financës.

Nuk kemi kohë për asgjë, as për të mësuar as për ndonjë aktivitet tjetër. Mësimi mbaron shumë vonë dhe kjo situatë është bërë e papërballueshme për ne. Zgjidhja do ishte të shtonin auditorët dhe jo të na kalonin pasdite- shprehet një tjetër studente e vitit të dytë financë.

Shtrirja e orarit në dy turne ka sjellë që mbipopullimi, përplasjet, si dhe vetë mungesën e shtimit të auditorëve të lihet në harresë si kërkesë, duke cënuar në cilësinë e përgatitjes akademike apo të shfrytëzimit të kohës fizike. Të pyetur në qoftë se janë ankuar diku për këto shqetësime studentët pohojnë: Jemi ankuar në dekanat por ngeli me aq sepse u bë protesta e krediteve dhe kjo gjë u la pas dore.

Ndërkohë stafi i IDEA do të vijoi të ndjekë këtë problematikë për studentët.

Xhulia Karavella / IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Do të jesh, trendy në shkollë? Duhet të pish duhan
  2. Një shkollë për fëmijët autikë! Prindërit padisin Ministrinë e Arsimit
  3. Situata në Kosovë, natë e qetë në veri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›