E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakulteti Filologjik, pedagogët bojkot mësimit në fundjavë

Tiranë- Fakulteti i Histori-Filologjisë ka bojkotuar mësimin këtë fundjavë për sistemin par-time dhe doktoraturën. Ky vendim është marrë si shenjë proteste ndaj ministrisë së Financave, e cila nuk i paguan pedagogët për orët shtesë në fundjavë.

Në një prenoncim për Gazetën Shqiptare dekani i këtij fakulteti Shezai Rrokaj ka deklaruar se deri tani rroga e pedagogëve paguhet nga të ardhurat e vetë fakultetit dhe jo nga ministria. Pedagogët kanë ardhur në punë për dy javë rresht pa u paguar, por ne nuk mund t’i detyrojmë dot hajdeni punoni dhe në fundjavë kur nuk i paguajmë. Edhe pse i kemi nisur një shkresë ministrisë së Financave, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje për veprimin e tyre. Pasi paratë që do të paguhen, pedagogët, shefat e departamenteve, financa, punonjësit e bibliotekave apo sekretaritë që janë në punë gjatë fundjavave nuk bëhen me fond të buxhetit të shtetit, por janë nga të ardhurat e vetë fakultetit”, – ka deklaruar Shezai Rrokaj.

Në vazhdim Rrokaj është shprehur se është ministria e Financave që nuk lejon degën e thesarit që të kryhet pagesa. Ndërhyrja e thesarit është e paligjshme, pasi vendimi i qeverisë ka lidhje vetëm me pagat që mbulohen nga buxheti i shtetit. Ndërsa kjo pagesë bëhet nga të ardhurat tona, por duke qenë se thesari nuk vepron pa urdhrin e Ministrisë së Financave, këto fonde edhe pse janë për pagesën e stafit ndihmës të fakultetit për orët suplementare, nuk përdoren dot” tha ai.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pedagogët denoncojnë: Universiteti Evropian për Turizmin (EUFT) nuk paguan profesorët prej tre vjetesh
  2. Elbasan, Fakulteti Ekonomik fiton të drejtën e masterave
  3. Rrokaj: Futja e paskajores prish standartin e Gjuhës Shqipe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›