Defekti në rrjetin e pompave, Shkodra pa ujë
Një defekt në rrjetin elektrik që furnizon me energji stacionin e pompave të ujit të pijshëm ka lënë pa ujë qytetin e Shkodrës. Ndonëse po punohet për riparimin e defektit, qyteti dhe komuna Rrethina janë pa ujë të pijshëm që nga mëngjesi i së enjtes. Të gjetur të papërgatitur, qytetarët shkodranë shprehen se askush nga bashkia apo ujësjellësi nuk po jep shpjegim për situatën dhe kohën kur do mund të rikthehet uji i pijshëm në qytet.