E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace, kunder "draftit te kompromisit" PD-PS per imunitetet Rozeta Rapushi

Ne kohen kur Partia Socialiste gjen konsensus me PD-ne per kufizimin e imunitetit, pavaresisht se voten e kushtezon edhe me shqyrtimin e paketes tjeter te propozuar prej saj per ndryshimet kushtetuese, ka edhe nga ata deputete socialiste, qe nuk pajtohen aspak me kufizimin e imunitetit. Deputeti i PS-se, Erjon Brace, ne rrjetin e tij social, rendit arsyet pse ai eshte kunder "draftit te kompromisit" per kufizimin e imunitetit per deputetet. "Kjo nisme nuk garanton mbrojtje te plote te deputetit ne ushtrim te funksionit te tij kushtetues, te besuar nga zgjedhesit e tij. Ky draft mbron deputetin per mendimet e shprehura dhe votat e dhena vetem ne sallen e Kuvendit! Asgje me shume! Ne fakt, veprimtaria kushtetuese e deputetit, ne perfaqesim te zgjedhesve dhe ushtrim te kontrollit parlamentar, zhvillohet edhe jashte salles se Kuvendit", - kritikon Brace draftin, per te cilin parimisht rane dakord dy forcat e medha politike. Nga ana tjeter, ai shton se nisma, per te cilen eshte rene dakord mes paleve, vijon t'i krijoje avantazh represionit te qeverise mbi deputetin, ligjerimin e tij politik-publik, duke u mbeshtetur fort tek "shpifja". Sipas tij, prej me se 1 viti, kur nje grup deputetesh socialiste nisen t'u flasin shqiptareve fort e hapur per korrupsionin e qeverise, eshte ngritur nje skeme e papare represioni ndaj fjales se lire te deputetit. Per Bracen, cdo e vertete e faktuar me prova e dokumente, paditet nga ekzekutivi si "shpifje", mbeshtetur ne avantazhin qe krijon Kushtetuta. Po keshtu, socialisti duke vijuar kritikat nga drafti i prezantuar nga relatoret Paloka-Majko, thote se ai heq lejen qe Prokuroria duhet te marre ne Kuvend per te hetuar deputetin. "Tani eshte e lire te hetoje mbi cilindo. Por mua me ben pershtypje fakti se per arrestimin e deputetit, Kuvendi i jep leje Prokurorise me votim te hapur. Me sjellin si argument ate qe ndodh gjetke ne Europe, por secili prej argumentuesve pranon boterisht qe drejtesia ne kete vend eshte jo funksionale, e korruptuar dhe e kapur nga politika. Atehere?", - shprehet kritik socialisti. Sipas tij, imuniteti nuk i jepet qytetarit, por funksionit te deputetit, Kuvendit, per t'i garantuar pavaresi e integritet, ne perfaqesim te zgjedhesve dhe kontroll kushtetues te ekzekutivit. "Por mesa duket, qeveria do nje Kuvend te cale, madje deri te kapur e te heshtur. Keshtu e donte dhe e beri Zogu. Keshtu e donte dhe e beri Hoxha. Keshtu e donte dhe e beri Berisha. Por keshtu nuk duhet te jete nese PS vjen ne drejtim te ketij vendi. Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe cilido aga qe e urren, e lufton, e dhunon parlamentarizmin duhet te kete kufij te qarte kushtetues", - nenvizon deputeti socialist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›