E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 104 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohen 104 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek mes Gjirokastrës dhe Janinës. Sipas informacioneve, dorga e cila dyshohet se është marrë në Lazarat është kapur në vendin e quajtur Negradhes, në një makinë e cila ishte në pronësi të një shqiptari.
 

Mësohet se policia greke i ka bërë shenjë një automjeti të ndalojë por drejtuesi i tij nuk iu bind urdhrit dhe shtoi shpejtësinë. Për pasojë makina është përplasur me murin e një shtëpie dhe më pas shoferi ka dalë nga makina dhe është larguar drejt një zonë pyjore.
 

Policia greke është vënë në kërkim për kapjen e drejtuesit të mjetit ndërsa ka nisur hetimet edhe për identifikimin e tij. Gjatë dy javëve të fundit në këtë zonë janë kapur mbi 600 kg edhe pse Lazarti është i rrethuar nga forcat e policisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›