Braçe nuk tërhiqet nga Berati, Tahiri lajmëron përjashtimin Qamil Xhani
Ndërrimi i qarqeve të anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste ka ndezur dhe më tepër debatet brenda selisë rozë. Deputeti i PS-së dhe anëtari i kryesisë, Erjon Braçe, deklaroi dje se po personat që po kritikojnë qëndrimin e PS-së nuk janë lëvizur në qarqe të tjera nga kreu i selisë rozë, Edi Rama. Braçe u referohet qëndrimeve publike të sekretarit organizativ Blendi Klosi, sekretarit për Shanse të Barabarta Armando Subashi. Së fundi, zërave kundër Braçes u është shtuar dhe anëtari i kryesisë, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu nuk ka ndryshuar zonën ku u zgjodh deputet në vitin 2009. Duke shprehur qëndrimin e tij, Braçe shprehet se lisat e ndryshimit të qarqeve të anëtarëve të kryesisë është e padrejtë dhe për më tepër, është jo produktive për zgjedhjet e ardhshme. “I vlerësoj dy kolegët e Kryesisë! Nuk u jap të drejtë! Ata janë dy ndër disa anëtarë të Kryesisë që nuk kanë ndërruar qarkun e tyre, pra janë deleguar në atë qark ku kanë edhe zonat e tyre elektorale! Ata janë shembulli i përse ajo listë e lexuar, vetëm e lexuar, në Kryesi nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabarabartë dhe jo produktive!”, shprehet Braçe në rrjetin social “Facebook”. Deputeti i selisë rozë sqaron dhe një herë që qëndrimi i tij nuk ka lidhje me zgjedhjet e 2013-ës, por me respektin ndaj njerëzve që e kanë votuar në zgjedhjet e 2009-s. Për këtë qëllim, ai shton se nuk do të shkojnë në qytetin e Korçës edhe sikur të mos jetë më anëtar i Kryesisë së PS-së. “Nuk jam fare i interesuar se në cilën zone elektorale do jem në 2013-ën! Kjo nuk ka rëndësi! Jam i interesuar të respektoj njerëzit që më kanë votuar, socialistët që më kanë mbështetur. Tani. Jo kur ka zgjedhje! Ndaj nuk i braktis që të mbaj vendin në Kryesi! Jam edukuar ndryshe: të shërbej për partinë, jo partia të fitojë për mua”, thotë Braçe. Deputeti socialist i referohet intervistave të fundit, të dhëna në media, nga ana e sekretarëve të PS-së, ku në mënyrë indirekte kritikohet qëndrimi i Braçes, që nuk i bindet vendimit për të shkuar në Korçë. Braçe shprehet se gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe qëndrime të tjera që janë kundër mendimeve të shprehura nga ai. “Lexova me shumë vëmendje dy intervista të dy anëtarëve të Kryesisë së PS-së, njëherësh sekretar në këtë Kryesi. Të dy mbrojnë me forcë, madje deri në shpërdorim, një listë. S’e kuptoj përse e quajnë vendim, me emrat e anëtarëve të Kryesisë të deleguar në KZAZ, në qarqe të ndryshme. Deri më sot, unë nuk kam folur me emra, por disa emra janë bërë publik, duke folur vullnetarisht për këtë çështje. Jam i bindur se edhe disa të tjerë do e bëjnë”, shkruan deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Braçe:
“I vlerësoj dy kolegët e Kryesisë (Klosi dhe Subashi)! Ata janë dy ndër disa anëtarë të Kryesisë që nuk kanë ndërruar qarkun e tyre, pra janë deleguar në atë qark, ku kanë edhe zonat e tyre elektorale! Ata janë shembulli i përse ajo listë e lexuar, vetëm e lexuar, në Kryesi, nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabarabartë dhe jo produktive!”,
Braçe:
“I vlerësoj dy kolegët e Kryesisë (Klosi dhe Subashi)! Ata janë dy ndër disa anëtarë të Kryesisë që nuk kanë ndërruar qarkun e tyre, pra janë deleguar në atë qark, ku kanë edhe zonat e tyre elektorale! Ata janë shembulli i përse ajo listë e lexuar, vetëm e lexuar, në Kryesi, nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabarabartë dhe jo produktive!”,