Durres nje 18 vjecar plagos me pistolete kusheririn
Një lojë e nisur nga dy kushërinjve ka përfunduar me një të plagosur. Njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe pa dashje ka qëlluar në drejtim të tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur rëndë njëri prej tyre. Sipas policisë shtetasi Blerim Furriku 18 vjeç ka plagosur rëndë kushëririn e tij me inicialet E. F. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 17 të qytetit pranë Drejtorisë së Ujësjellësit. Sipas policisë kushërinjtë ishin duke luajtur më njëri-tjetrin në një studio montazhi, ndërkohë që 18-vjeçari ka qëlluar pa dashje kushëririn e tij. Pasi ka parë të shtrirë dhe të mbuluar nga gjaku kushëririn 18-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por vetëm 15 minuta më vonë ka rënë në duart e policisë. Së bashku më të forcat e rendit kanë sekuestruar edhe armën me të cilën mbeti i plagosur E. Furriku. Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën pasi plumbi i ka prekur organet jetësore.