E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, betohen 8 gjyqtarët magjistratë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në prani edhe të kreut të saj, z. Bamir Topi, dhe nënkryetarit të KLD-së do të bëjnë betimin tetë magjistratët e emëruar nga KLD-ja dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës disa javë më parë.

Tetë magjistratët që iu nënshtruan betimit, të cilët kanë zgjedhur edhe gjykatat ku do të punojnë, janë Joana Qeleshi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; Florjan Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ; Laurent Fuçia, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë; Arta Burda, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier; Engert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier; Arber Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër si dhe Irena Plaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›