Brace thirrje radikalisteve Sulm mbi Parlamentin

Te rrezosh Parlamentin ke rrezuar Topallin. Ngjela Protestat ne frymen e Dukatit
Partia Socialiste forcon thirrjet per te rrezuar me dhune institucionet legjitime. Thirrja e selise roze ka nisur qe nga mbledhja e asamblese se kesaj partie pak dite me pare. Ka qene nenkryetari i grupit parlamentar te socialisteve Erion Brace i cili ka bere thirrje per te rrezuar Parlamentin. Brace ka kritikuar nderkohe ashper edhe seline roze e cila vijon te jete nje parti pa program politik. Madje ai ka deklaruar se synimet e saj politike nuk mund te arrihen me deklarata teatrale duke evidentuar keshtu se deklaratat e perditshme te ligjvenesve te tjere socialiste nuk jane gje tjeter vecse nje shfaqje per syte e publikut. Thirrjes se socialistit Brace i bashkengjitet edhe ajo e Spartak Ngjeles i cili ne emer te Opozites se Bashkuar deklaroi dje se fryma e protestave duhet te jete si ne Dukat ku qytetaret sulmuan policine.
Brace thirrje per dhune
PS i rikthehet politikes se saj te vjeter per te rrezuar me dhune institucionet e zgjedhura nga votat e shqiptareve sic eshte edhe Parlamenti i vendit. Kete thirrje e ka nisur ligjvenesi Brace ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Te ridimensionojme marredhenien tone me Kuvendin qe do te thote dalje nga vetekufizimi ne mjetet parlamentare per te zhbere Parlamentin dhe qeverine. Ne duhet ta sulmojme Parlamentin ai eshte personal i Topallit i keqperdorur deri i vjedhur prej saj. Ne te nuk ka liri politika si sherbim ndaj qytetarit per kete shkak eshte kallur ne Parlament. Te rrezosh Topallin ke rrezuar Parlamentin qe nuk eshte i popullit. Une besoj se kemi gjithe fuqine per ta arritur kete me cdo mjet. Duhet tu rikthejme Parlamentin qytetareve - ka deklaruar Brace. Ai ka propozuar gjithashtu ridimensionim te marredhenies me pushtetin kushtetues qe do te thote dalje nga vetekufizimi sipas te cilit vetem qeveria bashkia komuna eshte pushtet. Brace ka pranuar edhe problemet e brendshme te Partise Socialiste. Ai i ka vene dukshem ne dukje ato dhe ka kerkuar gjithashtu zgjidhje. Numri dy i ligjvenesve socialiste ka deklaruar se PS vijon te jete pa nje program politik. PS e nisi me nje jehone te madhe hartimin e programit te saj politik 1000-faqesh para zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 por kur u arrit kjo date programi ishte ende ne 200 faqet e para te pergatitur nga ligjvenesi Ilir Beqja. Pjesa tjeter kishte mbetur e papergatitur. Sot disa muaj pas nje kongresi te radhes ne mbetemi nje parti pa program politik. Ne nje tentative te paprecedent programi i deri atehershem ra dhe i riu per shkak te kapercimit nga e majta ne liberale nuk u miratua. Tani eshte momenti te mendojme mire - ka pohuar Brace. Kjo situate vijon edhe sot. PS nuk ka nje program ku te parashikohen masa konkrete per te permiresuar jeten e qytetareve shqiptare cka nxjerr edhe me mire ne pah faktin se deklaratat e ligjvenesve socialiste qe dalin perdite ne seline e partise nuk jane gje tjeter vecse demagogji per te denigruar kundershtarin por nderkohe nuk ofrojne zgjidhje me te mira. Ky fakt eshte pranuar edhe nga Brace ndersa ka pohuar se korrupsioni nuk luftohet me te penduar te korruptuar as me pyetje teatrale.
Deklarata e Ngjeles
Ne emer te Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela deklaroi perseri dje se opozita do te organizoje protesta te forta ne te gjithe vendin me frymen e protestave te Dukatit. E vetmja menyre per te ndaluar keto protesta eshte pranimi nga Berisha i hetimit te zgjedhjeve - tha ai. Sipas tij cdo shqiptar qe ka ne rrezik pronen qe nuk ka pune qe nuk e pranon tiranine e kesaj qeverie duhet te bashkohet me opoziten. Ne do ta rrezojme kete qeveri. Ka aq kohe sa te vendose me kompromis hetimin parlamentar per kutite e materialeve te votimit atje e ka manipulimin - u shpreh Ngjela.