Braçe:Torta e pasurisë së ushtrisë u nda për 3 kompani

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për tregëtinë e armëve.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe publikoi sot dokumente të tjera, duke denoncuar korrupsionin në këtë institucion.
“Ministria e Mbrojtjes ka vënë në shitje miliona fishekë dhe granata. “Torta” e madhe e pasurisë së ushtrisë është e ndarë vetëm për 3 kompani”, tha Braçe.
Sipas tij, ky mund të cilësohet dhe si skandali më i madh që ka kapur ndonjëherë ushtrinë shqiptare, pasi korrupsioni në ushtri është rreziku më i madh në sigurinë e shtetit.