Brad Pitt, reklamues patatinash kur ishte i ri
Brad Pitt aktualisht është një nga aktorët meshkuj më të njohur, por dhe më i dëshiruari nga ana e gjinisë femërore. Por, kur ka qenë i ri, Pitt ishte njësoj si moshatarët e tij. Vetëm se ishte ambicioz. Që në moshën 18-vjeçare ai ëndërronte të arrinte majën. Dhe e dini me çfarë e ka nisur rrugën e tij drejt famës. Duke u bërë reklamë patatinave të llojit Pringles.