E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliarderi rus, grushta biznesmenit në një studio TV (VIDEO)

Aleksandër Lebedev, miliarderi rus që ka në pronësi dy gazeta britanike, The Independent dhe Evening Standard, goditi me grushta një tjetër biznesmen gjatë një debati televiziv për krizën ekonomike botërore.

Përpara një audience që mbeti gojëhapur, miliarderi rus goditi oligarkun Sergej Polonski.

Më pas, Lebedev tha se pati si synim të neutralizonte Polonskin përpara pasi druhej se ai do e godiste i pari.

Lebedev, që ka qenë dikur agjent i KGB tha se Polonski ishte shumë agresiv gjatë debatit. Lebedev është një nga njerëzit më të pasur në botë me 3.1 miliard dollarë pasuri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›