E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brad Pitt ushqen ende ndjenja per Aniston

Brad Pitt ende eshte i dhene pas ish-gruas se tij Jennifer Aniston, sic raportojne mediat amerikane. Cifti u nda ne vitin 2005, pas pese vitesh martese. Pitt pastaj u lidh me Angelina Jolien, por ai besohet se ende mbart ndjenja per ish-bashkeshorten e tij. "Menyra se si Brad flet per Jen, eshte e mjaftueshme qe t'i beje shoket e tij te mendojne se ai pas te gjithave, do te deshironte te mos ishte ndare nga ajo", ka thene nje burim per "National Enquirer". "Kur bisedon me te, krijohet ndjesia se Brad e di se ai mund te jete gjithmone vetja kur eshte me Jennifer dhe nuk mund te jete vetja me Angelinen. Mendoj se ai ushqen ende ndjenja per Jen, edhe pse ajo mbushi 40 vjece pak kohe me pare. Ajo eshte me seksi se kurre", ka shtuar burimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›