E Diel, 1 Nëntor 2026

Bradley Cooper: Duhet të dish të trajtosh një femër

LOS ANGELOS-Beqari i lakmuar i femrave, aktori Bradley Cooper deklaroi se çelësi i çdo lidhjeje të mirë, është dashuria.

Ai shprehet se e rëndësishme është të dish ta trajtosh një femër në mënyrën e duhur. “Mundohem të jem i kujdesshëm dhe mendoj se ky është çelësi i një lidhje të mirë. Po ashtu, mundohem të jem i sinqertë sa më shumë që të jetë e mundur”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka zbuluar se shpesh në “Google” e shkruan emrin e tij për të parë se çfarë shkruhet për të, sepse kjo i ndihmon që të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Merrem me një punë në të cilën vështirë është të jesh me këmbë në tokë, por nëse hyj në internet, problemi zgjidhet për 2 sekonda”, ka thënë ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›