Reichel: Gjermania përkrah Kosovën në proceset integruese
PRISHTINË- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s.
Ambasadori Ernst Reichel vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ambasadori Ernst Reichel vlerësoi arritjet në dialogun ndërmjet dy shteteve, duke shprehur angazhimin e Gjermanisë për të ndihmuar në zbatimin në tërësi të marrëveshjes.
Ndërkaq, ministri Hoxhaj theksoi se “Beogradi duhet të përmbushë në tërësi obligimet që dalin nga marrëveshja e arritur në Bruksel, duke e vlerësuar të rëndësisë së veçantë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në veri të Kosovës”.
(d.b/BalkanWeb)