Pogaçi: “SHQUP” të anulohet! Paloka: Rama, mos bëj gafë!
TIRANE-Deputeti demokrat, Edi Paloka i ka bërë apel kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama të mos bëjë gafë e të anulojë vendimin e qeverisë ‘Berisha’ për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike.
Sipas tij selia blu ndodhet në një pronë private dhe për këtë arsye është marrë vendimi që të zhvendoset tek një pronë shtetërore siç është SHQUP-i. Paloka argumenton se edhe Partia Socialiste ndodhet në një seli të marrë me një vendim të ngjashëm. “Së pari nuk janë çështje që iu takojnë atyre që kanë vite që kanë dalë në pension dhe mesa pashë aty ishin nga ata që pasi shkatërruan imperalizmin amerikan sot po kërkojnë të shkatërrojnë edhe opozitën shqiptare meqë sot PD është në opozitë. Nuk shoh ndonjë problem për ta bërë kaq çështje pasi dihet që edhe PS ndodhet në një seli të marrë me një vendim të ngjashëm. Është normale që partia më e madhe në vend nuk mund të jetë e lënë rrugëve pasi praktikisht selia ku ne jemi është pronë private dhe përdersia ne jemi për pronën private nuk mund t’ia mohojmë këtë të drejtë pronarit. Ndaj për këtë arsye është menduar të kalojmë në një pronë shtetërore, që i takon ministrisë së Mbrojtjes dhe që është një mbetje e regjimit komunist. Nëse e duan si memorial siç duan piramidën nuk besoj që edhe Rama ta bëjë një gafë të tillë. Unë e pashë që doli znj.Kodheli por uroj që të ketë dalë kështu gabimisht, rastësisht, duke pasur edhe qejfin e ministres së re. Ramën nuk e kam parë të reagojë dhe uroj që të mos ta fillojë qeverinë e re me këto forma”, - u shpreh Paloka për ABC News.
ISH-USHTARAKËT
I kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi është shprehur optimist lidhur me një anulim të mundshëm të vendimit për kalimin e SHQUP-it, në seli të PD-së. “Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë dhe gjithë shoqata dhe ushtarakët aktivë, në rezervë dhe në pension kërkojnë dhe kanë besim në deklaratat e ministres së ardhshme të Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli dhe të disa deputetëve të majtë në masmedia, gjatë këtyre ditëve, besim se qeveria e ardhshme e Kryeministrit Edi Rama do ta anuloje këtë vendim dhe mjaft vendime të tjera të mbrapshta, duke rikthyer shtëpitë e ushtarakëve, Spitalin Ushtarak, në identitet dhe në shërbim të të gjithë ushtarakëve”, - u shpreh Pogaçi. Ndërkohë ai i ka bërë thirrje edhe Presidentit, Bujar Nishani, që në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, “të prononcohet për këto çështje dhe të mos lejojë veprime të tilla kundër interesave të ushtarakëve”.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)