Bradley Manning rrezikon burgimin e perjetshem

20 vjet burg në rastin më të mirë dhe burgim të përjetshëm në rastin më të keq. Me këtë frymë ka nisur procesi gjyqësor kundër ushtarit amerikan Bredli Mening që akuzohet se është spiuni i Uikiliks.
Pas dyerve të mbyllura të gjykatës kanë qenë të shumtë manifestuesit që e kanë përkrahur duke e cilësuar si një hero të pacifizmit dhe transparencës. 25 vjecari ka pranuar vetëm 10 nga 24 akuzat që i janë bërë.
Por prokurori i përgjithshëm do të vërtetojë dhe akuzën për bashkëpunim me armikun, me pretendimin se të paktën 2 nga 700 mijë dokumentet e shpërndarë nga ai i kanë përfunduar në duart e Al kaedës.
Procesi Mening është një sfidë tjetër për shtëpinë e bardhë, që aktualisht po merret edhe me akuzat se ka përdorur agjensinë të ardhurave amerikane kundër grupeve të konservatorëve të “Ti Parti”, si dhe me spiunazhin në dëm të gazetarëve të “Associated Press”.
E nëse Bredli Menin rrezikon burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht, administrata Obzama rrezikon të humbasë besueshmërinë tek amerikanët.