Brahimi ne Moske takim me Lavrov

I dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe Lakdar Brahimi ka mbërritur në Moskë për t’u takuar me ministrin e jashëtm rus Sergei Lavrov. Ai ka udhëtuar nga Damasku si pjesë e një turi diplomatik në përpjekje për t’i dhënë fund një konflikti 21 mujor në vend që ka shkaktuar deri tani rreth 44 mijë viktima. Brahimi po përpiqet që të bindë presidentin sirian Asad dhe opozitën që kërkon largimin e tyre që të ulen për bisedime. Ka qenë pikërisht protestat kundër Asad në mars të vitit të kaluar që e kanë cuar vendin në gjendjen e një lufte civile. Deri tani bisedimet për paqe kanë dështuar pasi dhe vetë fuqitë e mëdha nuk arrijnë një marrëveshje për atë që duhej të ishte gjidhja e konfliktit të përgjakshëm.