E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi vdes vajza e dhunuar

Ngjarja e saj kishte prekur dhe kishte zemëruar të gjithë vendin. Por nuk ia ka dalë të mbijetojë fatkeqësisht. Vajza indiane 23 vjecare, e përdhunuar dhe e rrahur brutalisht nga gjashtë burra të dehur në një autobus në Nju Delhi, në Indi, dy javë më parë, ndërroi jetë në një spital në Singapor. Për shkak të dhunës ajo kishte pësuar një atak në zemër dhe infeksion në mushkëri dhe në bark, por dhe një traumë në kokë që i kishte provokuar dëmtime të rënda cerebrale.

Duke thënë se ishte shumë i trishtuar kryeministri i vendit ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që të merreshin hapa konkretë dhe që fajtorët të merrnin dënimin e mereituar.

Edhe familjarët e vajzës kanë bërë apel që vdekja e vajzës së tyre të shërbejë që të ketë një të ardhme më të mirë për gratë në Nju Delhi dhe në të gjithë Indinë.

Para se të trasferohej në Singapor, studentja e re ishte operuar tre herë. Gjashtë burra e kishin sulmuar, duke e rrahur brutalisht me shufra hekuri, dhe pas përdhunimit e kishin hedhur nga autobusi në lëvizje. Mes tyre ishte dhe shoferi i autobusit. Agresorët kanë plagosur dhe të fejuarin e vajzës. Cifti po kthehej në shtëpi pasi kishin qenë në kinema.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›