E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi takoi Asadin

Televizioni shtetëror i Sirisë ka bërë të ditur se i dërguari ndërkombëtar për krizën, Lakhdar Brahimi, ka takuar presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ky është takimi i parë i Lakhdarit me Assadin, prej se ka marrë detyrën e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe për Sirinë.

Detaje nga takimi nuk janë bërë të ditura ende.

Revolta kundër Assadit ka hyrë në muajin e 18-të, ndërsa aktivistët kanë bërë të ditur për 160 persona të vrarë të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›