Cassano duhet të flet më pak

Ish mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi beson se sulmuesi Antoni Cassano ka kualitete të bëjë dallimin për gjigantin milanez, pas transferimit në klub gjatë verës nga rivali i qytetit Milan, pavarësisht tendencës për të shkaktuar polemika.
30 vjeçari pothuajse vazhdimisht gjatë karrierës së tij ka pushtuar ballinat e gazetave për sulme të ndryshme verbale, dhe Materazzi beson se ai duhet të mendojë dy herë para se të shpreh mendimet në publik.
“Ai duhet të numërojë deri në 10 para se të hap gojën, por zakonisht mbërrin vetëm deri në tetë. Megjithatë, nëse përdoret në mënyrën e duhur, Antonio mund të bëjë dallimin në Inter”, deklaroi Materazzi për Gazzetta dello Sport.