Tevez i falënderohet tifozëve

Carlos Tevez i është falënderuar tifozëve të Manchester Cityt për përkrahjen e shfaqur ndaj tij edhe në kohën kur kishte mosmarrëveshje me menaxherin Roberto Mancini.
Argjentinasi ka shkëlqyer në edicionin e ri në Premierligë, për dallim nga sezoni i shkuar kur në shenjë revolte braktisi skuadrën dhe nuk u paraqit për disa muaj. “Nuk e di nëse jam idhull i tifozëve të Cityt por u jam shumë mirënjohës”, deklaroi Tevez për Manchester Evening News.
“Gjithmonë më kanë trajtuar mirë. Çka do që bëjë ndihem si në shtëpi dhe për këtë dua ti falënderohem tifozëve”, u shpreh ai.