E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Bufi, ne sherr me te vetet per drejtimin

Drejtimi i seances se djeshme plenare nga Ylli Bufi futi ne sherr opoziten e majte. Ashtu sikurse largohet nga salla kur drejtohet nga Jozefina Topalli, deputetet socialiste cuditerisht braktisen dje seancen dhe pse ajo drejtohej nga deputeti i tyre Bufi. Kjo per te vetmen arsye se ai nuk mblodhi Byrone Parlamentare te kerkuar nga Leskaj. "Zoti drejtues te kerkoj ne emer te grupit te mbledhesh ne menyre urgjente Byrone Parlamentare qe te merren masa per etiken e perdorur ne Kuvend", beri thirrje kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj. Refuzimi i Bufit, i cili sugjeroi qe Byroja te mblidhet pas seance, solli largimin e te gjithe deputeteve socialiste. Keshtu Bufi drejtoi pjesen e mbetur te seances vetem me deputetet e mazhorances. Ashtu si jo pak here i ndodh kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne rend nuk kishte shume projektligje, pervec raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe kalendarit tre javor te punimeve te Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›