E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braktis burrin, arratiset me nipin

BERAT- Largohet nga banesa 20 dite me pare me te dashurin, nipin e burrit, nderkohe qe perfundon ne pranga, pasi akuzohet nga bashkeshorti per vjedhjen e 1 milion lekeve. Vasilika Dushku 35 vjece, eshte kapur dje nga Policia e Sarandes ne tentative per t'u larguar drejt Greqise. Burime zyrtare te Komisariatit te Policise Berat, bene me dije se pak dite me pare B. Dushku, nga fshati Gorican, denoncoi vjedhjen e nje shume prej 1 milion lekesh ne banese dhe dyshonte tek bashkeshortja e tij, qe ishte arratisur se bashku me nipin e tij.

Nga hetimi i kryer rezultoi se Vasilika, ishte larguar me deshiren e saj nga shtepia, pas nje lidhje intime disa vjecare qe kishte pasur me djalin e kunatit, Karafil Dushku 23 vjec, edhe ky i ndaluar si bashkepunetor. Sapo lidhja mesohet se ishte pikasur prej bashkeshortit, Vasilika largohet nga banesa duke lene kater femijet. Sipas burimeve te policise, pas marrjes se denoncimit kane nisur hetimet per te zbuluar vjedhjen e lekeve ne banesen e Dushkut. Nga hetimet e para eshte mesuar se 35-vjecarja ndodhej ne qytetin e Sarandes, ne perpjekje per t'u larguar drejt Greqise. Uniformat kane udhetuar dje qytetit bregdetar, ku kane bere edhe ndalimin e 35-vjecares dhe te dashurit te saj, Karafil Dushku. Te dyshuarit jane shoqeruar ne komisariat, ku ende ndodhen ne dhomat e paraburgimit, duke u marre ne pyetje ne lidhje me akuzen e ngritur.

Nga deklarimet e dhena prej ciftit te ri, eshte zbuluar se ditet e fundit ata i kishin kaluar ne Sarande ne perpjekje per te kaluar klandestine drejte Greqise. Gruaja nuk ka pranuar faktin e vjedhjes se shumes se lekeve nga banesa e saj, por ka pohuar se ishte larguar me deshire, pas nje lidhje disavjecare qe kishte pasur me nipin e burrit, me te cilin kishte vendosur tashme te bashkejetonte. Burime zyrtare thane se 35-vjecarja do te mbahet ne qeli deri ne zbardhjen e te vertetes per vjedhjen e parave, pasi nuk mund te akuzohet per lidhjen me nipin e burrit.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›