E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos kusheririn te semure mendor, prangoset ne arrati

Plagosi kusheririn e tij te semure mendor, kapet pas disa muajsh kerkimi nga policia. Uniformat blu te Elbasanit njoftuan dje se kapen Klodian Mecin, 25 vjec, me banim ne fshatin Kukur te Gramshit, i akuzuar per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje". Gjate nje grindje me kusheririn e tij A. Meci, qe rezulton te jete me kartele si i semure psikik, e ka goditur me mjete te forta. Mes dy kusherinjve ka pasur nje grindje banale, por Klodiani nuk e ka falur dhe me pas e ka sulmuar barbarisht. Ne vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili konstatoi se viktima vuante nga ana mendore. Prokuroria kishte nxjerre urdhrin per ekzekutimin e mases "arrest me burg" per te dyshuarin.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›