Aksident ne Lezhe-Lac

Përplasja e një fugoni me një autoveture ne aksin e vjetër Lezhe - Laç ka shkaktuar plagosjen e 6 personave, njeri prej te cilëve ne gjendje te rende.
Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur kryqëzimi i Pllanës ku një automjet tip fiat me targa greke qe drejtohej nga Dede Frroku 46 vjeç ne tentative per te dale nga një rruge dytësore ka goditur një fugon te linjës Lezhe - Laç i cili drejtohej nga Kol Nikolli 52 vjeç nga qyteti i Laçit.
Si pasoje kane mbetur te plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjere qe ndodheshin ne fugon. Ata u dërgua menjëherë ne spitalin rajonal te Lezhës, ku ne gjendje me te rende ka qene nje grua, e cila i është nënshtruar mjekimit intensiv.