Braktisin LSI-në 26 anëtarë të Sukthit, bashkohen me PS
Vazhdojnë braktisjet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sot kanë braktisur teserën e partisë, 26 anëtarë të LSI-së në Sukth të Durrësit. me pretendimin se LSI po bën opozitën e opozitës, 26 anëtarët kanë vendosur të bashkohen me PS.
DURRES- Vazhdojnë braktisjet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sot kanë braktisur teserën e partisë, 26 anëtarë të LSI-së në Sukth të Durrësit. 9 prej tyre janë kryetarë të organizatash të LSI. Në deklaratën e dhënë nga nënkryetari i LSI në Sukth Murat Guzina, shpjegohet se 26 anëtarët e LSI në Sukth i largohen kësaj force politike pasi sipas tyre LSI po bën opozitën e opozitës. Deklarata është e firmosur nga 12 anëtarë të kryesisë, të cilët kanë shprehur zhgënjim për partinë e kryesuar nga Ilir Meta.
"Në çdo rast i kemi këshilluar drejtuesit në qendër duke përfshirë edhe kryetarin Meta që të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin e tyre dhe të përfshihen si pjesë konstruktive e opozitës së majtë, pasi qëndrimet e tyre publike bien ndesh me ato aspirata për të cilat ne e themeluam LSI në Sukth, por qendra, asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe as në ka kuptuar. Pasi mesa duket kjo ishte një gjë që nuk iu interesonte"- thuhet në deklaratë. Ndër të tjera 26 anëtarët e LSI-së në Sukth kanë shprehur besimin se në gjirin e PS-së do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme.
Vetëm një ditë më parë, 150 anëtarë të Lushnjës dorëzuan kolektivisht teserën e LSI-së për tju bashkuar Partisë Socialiste. (e.n/balkanweb)