PDK:Topalli abuzon me anëtarësimin në NATO
PDK, denoncon veprimet aubuzuese të disa politikanëve me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas kësja force, politikanë si, Jozefina Topalli po përpiqen ta personalizojnë dhe ti japin ngjyrime partiake, kësaj ngjarjeje.
TIRANE- Partia Demokristiane e Shqipërisë, shpreh keqardhjen e saj dhe denoncon veprimet aubuzuese në kundërshtim me etikën politike të disa politikanëve me një nga ngjarjet më të rëndësishme, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Sipas kësja force, politikanë si kryeparlamentarja, Jozefina Topalli po përpiqen ta personalizojnë dhe ti japin ngjyrime partiake, ngjarjes së madhe të anëtarësimit të vendit në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut .
PDK shprehet se përdorimi i fëmijve me bluza "Unë në NATO", të kujtonte "pionerët e Enverit", që sot mund të quheshin "pionerët e Jozefinës. “Në këto ditë të shënuara për vendin tonë Partia Demokristiane denoncon abuzimin me sinqeritetin e fëmijëve duke i përdorur ata politikisht për gjoja festimet me rastin e pranimit të Shqipërisë në NATO” deklaroi numri dy i PDK-së.
Ndërkaq , PDK ka konsideruar anëtarësimin në NATO si përgjegjësi dhe kontribut të të gjithëve. (e.n/Balkanweb)