E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braktisja e Parlamentit, Solis: Rama po fsheh humbjen

“Përpara se Rama të bërtasë për vjedhje nga koalicioni tjetër fitues i zgjedhjeve, duhet të sqarohen partitë brenda koalicionit me PS-në për vjedhjen e votave të tyre, siç është dhe PBDNJ. Dy standarde nuk mund të ketë, kur e grabisin bërtet dhe kur grabit hesht. Siç i ndoqëm dhe zhvillimet e pjesshme të Kongresit  me dyer të mbylluara, Rama vetëm për humbës nuk foli, por si gjithnjë gjatë këtyre dy muajve bërtiti për grabitje të votave", tha Solis për mediat.

Duke folur për tërheqjen e Arben Malajt nga gara për kreun e PS-së, Solis tha se “Malaj mbart vlera të mëdha në PS dhe ka kontribuar për të, por në momentin që aty nuk ka më demokraci, dorëheqja e njeriu si ai është më se e drejtë”.  Dy ditë më parë Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së vendosi që më 26 shtator të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të partisë. Në garë konkurojnë dy kandidatë, Maqo Lakrori ish-ministër në kabinetet qeveritare socialiste dhe kryetari aktual Edi Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›