Branka mohon kontaktet me Marsejën për Krespon
Milano - Skuadra e Marsejës nuk ka bërë asnjë kërkesë për sulmuesin e Interit, Hernan Krespo. Këtë gjë e konfirmon drejtori sportiv i zikaltërve, Marko Branka. Drejtuesi i kampionëve shprehet se klubi është i kënaqur nga argjentinasi, dhe se dëshiron akoma të vazhdojë bashkëpunimin me të.
Në deklaratën për sulmuesin, Branka shprehet: “Jemi mjaft të kënaqur me Krespon. Ai luan pak por është mjaft i impenjuar me skuadrën tonë. Nuk kemi lidhur asnjë kontakt me skuadrën e Marsejës. Nëse lojtari do të dëshironte të largohej, atëhere ndoshta, dhe ne do të studionim të gjitha mundësitë”.