E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard rifiton lirinë pas arrestimit të djeshëm

Stiven Xherard i rikthehet lirisë pasi u arrestua për një grindje në një lokal të Southportit në mengjesin e djeshëm. 28-vjeçari kapiten i të kuqve të Liverpulit akuzohet se ka goditur 34 vjeçarin Markus MekGi, dj në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Xherardi është paraqitur në gjykatën e North Seftonit bashkë me dy të akuazuarit e tjerë. Me futbollistin akuzohen edhe Xhon Doran, 29 vjeç, dhe Jan Smith, 19 vjeç.

Të tre përsonat do të paraqiten përsëri në gjykatë në datë 13 janar. Policia nuk jep detaje të tjera për këtë ngjarje, por sipas gazetës Sun al Time agresioni ndodhi për shkaqe banale.

Futbollisti i paska kërkuar viktimës të vendoste një këngë, dhe ky i fundit nuk ka pranuar, sipas gazetes. Më pas Stiven e ka sulmuar së bashku me dy shokët e tjerë. I ndodhur në vështirësi, viktima që punonte si Dj në lokal, lajmëron policinë, e cila bën edhe shoqërimin e lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›