E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego vihet edhe në shenjestrën e Atletikos së Madridit

Madrid - Ëndrra më e madhe e presidentit të Atletikos së Madridit, Enriko Cerezo, është të shohë futbollistin brazilian, Diego, në “Vinsente Kalderon”. Futbollisti është aktualisht në kontratë me skuadrën gjermane të Verder Bremenit. Së fundmi mesfushori është vënë në shenjestrën e mjaft klubeve elitare në Europë, midis të cilave është Interi dhe Juventusi në Itali.

Presidenti i Atletikos, Cerezo, në një intervistë për një gazetë lokale në Madrid shprehet: “Diego është në planet tona, por jo çdo gjë varet nga ne. Ai është një nga lojtari më i dëshiruar nga ata që kemi në plane”.

Lojtari ishte edhe në planet e Bern Shusterit në momentin që ky mori drejtimin e Realit të Madridit, por klubi "Merengues" vendosi të marrë Uesli Shnajderin. Veç Interit, futbollistin e kërkon edhe skuadra e Juventusit, e cila kërkon të ndërtojë Juven e para-calciopolit.

Megjithatë, skuadra e Atletikos edhe në qoftë se bën ndonjë lëvizje pozitive në këtë pistë gjithçka pritet të ndodhë në merkaton e verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›