E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helguera: Milani është një skuadër madhështore

Milano - Ivan Helguera vlerëson skuadrën e Milanit, duke i drejtuar edhe një mesazh të qartë. Kuqezinjtë janë të interesuar për lojtarin si emergjencë për mbrojtjen. Ish-lojtari i Romës dhe Realit të Madridit aktualisht aktivizohet me Valencian në Primera Division.

Rreth interesimit të Milanit Helguera është shprehur: “Milani është një nga klubet më të fortë në botë. Gjithça rreth meje lidhet tek zgjidhja e kontratës me Valencian”.

Tuttosport publikon se në planet e Milanit janë edhe Paskual nga Fiorentina, Evra nga Mançesteri, gjithashtu pëlqehet edhe Eboue nga Arsenali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›