EULEX: Jo neutral ne Kosove
Zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, deklaroi se misioni do te veproje ne perputhje ne kuader te Rezolutes 1244
Misioni i Bashkimit Evropian per sundim te ligjit dhe drejtesi, EULEX, mohon mundesine e pozicionimit te ketij misioni si neutral karshi statusit te Kosoves. Zyrtare te EULEX-it ne Kosove shprehen te bindur se kerkesa e Beogradit zyrtar per t'i caktuar ketij misioni nje pozicionim neutral karshi statusit te Kosoves, nuk do te ndikoje ne punen e tij ne vend. Zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, u shpreh se misioni i BE-se per polici dhe drejtesi ne Kosove do te veproje ne perputhje me mandatin e krijuar nga mbeshtetja e te gjitha vendeve anetare te Bashkimit Evropian, si dhe ne kuader te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. "Ne jemi nje mision teknik per sundimin e ligjit i derguar ne Kosove nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ne nuk marrim qendrim per pavaresine e Kosoves. Ne jemi ketu per te ndihmuar ne zbatimin e ligjit, gje te cilen do te bejme. Sa i perket kerkesave te Beogradit zyrtar, duhet te drejtoheni atje, mirepo mandati jone eshte i qarte - eshte pikerisht veprimi ne perputhje me Rezoluten 1244", tha Limdal. Bazuar ne planin e presidentit Marti Ahtisari per pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven, EULEX-i duhet t'i asistoje Qeverise se Kosoves ne fushen e policise, te doganave dhe ne gjyqesi. Rrjedhimisht, EULEX-i do te duhej te vepronte ne perputhje me ligjet e Kushtetutes se Kosoves, mirepo, per shkak te kundershtimit te Beogradit zyrtar ndaj ketij misioni si dhe ndaj vete dokumentit te Ahtisarit, EULEX-i ishte futur nen ombrellen e OKB-se. Te gjitha keto veprime qe jane te percaktuara me propozimin gjitheperfshires per statusin e Kosoves mbikeqyren nga Zyra Civile Nderkombetare ne Kosove. Por, zyrtare te ICO-se thone se kjo zyre do te monitoroje implementimin e pakos se Ahtisarit, pavaresisht mandateve, ne baze te se cilave veprojne misionet e tjera nderkombetare ne vend. Zedhenesi i Zyres Civile Nderkombetare, Andy McGuffy, sqaron se zyra qe ai perfaqeson se bashku me Qeverine e Kosoves, eshte pergjegjese per implementimin e planit te Ahtisarit. "Ne propozimin gjitheperfshires per statusin e Kosoves permenden dhe aktore te tjere nderkombetare, por eshte me rendesi te kujtojme se keta aktore kane mandatet e tyre nga autoritetet pergjegjese. Pra, EULEX-i do te veproje ne baze te Rezolutes 1244 si dhe ne perputhje me mandatin e marre nga 27 shtetet anetare te BE-se si mision teknik i sundimit te ligjit", theksoi McGuffy. Me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes u aktivizua edhe Zyra Civile Nderkombetare, nderkohe qe misioni i dyte i BE-se ne vend, EULEX, akoma nuk eshte operacional. Sipas ICO-se, punet e ketyre misioneve do te koordinohen ne menyre qe te shmangen perplasjet ndermjet tyre.
Funksionimi i pushteteve ne shtetin e ri dhe strukturat ilegale
Ne Kosove aktualisht funksionojne disa pushtete, ku perfshihet dhe ai i strukturave ilegale serbe, koordinimi i te cilave ne praktike akoma duket te jete i paqarte. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes, qeveria kosovare ka marre persiper nje pjese te madhe te pergjegjesive, te cilat deri ate kohe hynin nen autoritetin e administrates se Kombeve te Bashkuara ne vend, mekanizem i cili aktualisht eshte duke kaluar neper nje proces te rikonfigurimit.
Kerkesa e Serbise fut BE dhe OKB ne raund te ri konsultimesh
Kerkesa e Beogradit zyrtar per shtrirjen e EULEX-it neper vendet e banuara me serbe permes nje rezolute te Keshillit te Sigurimit, per neutralitetin e ketij misioni sa i perket statusit te Kosoves si dhe per moszbatimin e planit te presidentit Ahtisaari, ka futur qarqet vendimmarrese brenda BE-se dhe OKB-se ne nje raund te ri te konsultimeve ndermjet vete, per gjetjen e modaliteteve adekuate per funksionalizimin e EULEX-it ne mbare Kosoven.