E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, festohen karnavalet në rrugët e Rio de Janeiro

Ngjyra të shumëllojshme, kostume fantastike, dekorime dhe inskenime madhështore, muzikë samba e plot ritme, kanë dominuar festën e karnavaleve në Brazil. Mijëra njerëz, anëtarë të trupave të ndryshme artistike në Rio de Janeiro, kanë performuar nëpër rrugët e qytetit duke i dhënë këtij vendi një atmosferë tepër festive.

Njëmbëdhjetë shkolla të nivelit të dytë kanë marë pjesë në këtë festë të përvtishme duke garuar me grupe elitare të qytetit. Anëtarët e “Alegria da Zona sul” dhe ‘’Renascer de Jacarepagua” ishin startuesit e kësaj parade 60 000 vendesh, duke interepretuar me lëvizjet Samba edhe pse në kushte atmosferike jo shumë të favorshme, pasi kishte nisi të binte shi.

Më shumë se 80 për qind e atyre që marin pjesë në paradë, janë nga shtresat e varfëra të shoqërisë. Të tjerët, shumica e të cilëve, braziliane, paguhen nga 150 dollarë deri në 400 dollarë për të marrë pjesë në paradë.

Çdo trupë ka dhjetra nëngrupe, secila me kostumet respektive, dhe me seksione të veçanta për fëmijët e vegjël dhe për anëtarët e moshuar.

Përveç pamjes së mrekullueshme, e plot ngjyra, këto parada shërbejnë edhe si një sfidë mes shkollave artistike të Sambas. Çdo shkollë gjithashtu ka një mbretereshë, e cila kryeson trupen . Karnavlet kanë nisur zyrtarisht në Brazil të premten, dhe do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›