Rusi, rrëzohet avioni, vdesin 6 persona
Një aeroplan rus, i përmasave të mesme, është rrëzuar gjatë një seance stërvitjeje në perëndim të Rusisë.
Ngjarja e ndodhur të shtunën ka provokuar vdekjen e 6 personave në bord, përfshirë edhe dy qytetarë nga Mianmari, bënë me dije autoritetet vendase. Mjeti fluturues “Antonov An-148 “ u rrëzua në provincën Belgorod, rreth 600 km në jug të Moskës, raportuan burime nga ministria e situatave emergjente në kryeqytetin rus.
Mësohet se 4 rusë, anëtarë të ekuipazhit dhe dy pilotë nga Myanmari u vranë nga aksidenti. Banorë të zonave përreth, kanë përshkruar ngjarjen për agjensinë e lajmeve Reuters. Banorët e fshatit Garbuzovo thanë se dëgjuan fillimisht një zhurmë që në ajër, njësoj me zhurmën e një gome që shfryhet e më pas aeropalni ra në oborrin e një shkolle, pasi kishte formuar një rreth në qiell.