E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, jep dorëheqjen ministri i jashtëm

Ministri japonez i Punëve të Jashtme, Seiji Maehara, dha sot dorëheqjen pasi pranoi se kishte marrë ryshfet nga një rezident i huaj.
Dorëheqja e Maeharas, 48 vjeç, nëse pranohet nga kryeministri Naoto Kan, rrezikon të krijojë probleme të mëdha në qeverinë e qendrës së majtë.

Ky veprim konsiderohet si goditje ndaj kryeministri Naoto Kan, i cili po luftonte për buxhetin në parlament.
Ligjet japoneze e ndalojë këtë veprim nëse bëhet qëllimisht, dhe opozita kërkoi dorëheqjen e tij. Maehara shihej si një pasues potencial i Kanit në postin e kryeministrit.

Ministri i Punëve të Jashtme dha dorëheqje gjatë një konference për shtyp, dy ditë pasi pranoi se kishte marrë donacione politike nga një koreanojugor rezident në Japoni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›