Beograd, Amfilohije të kërkojë falje për hemoseksualët

Organizatat për të drejtat e njeriut në Serbi i kanë bërë thirrje kreut të Kishës Ortodokse të kërkojë falje publikisht për fjalimin kundër homoseksualëve.
Nevena Petrushiç, nga Grupi për Barazi, tha se peshkopi Amfilohije ka shkelur ligjet serbe kundër diskriminimit.
Amfilohije i ka quajtur homoseksualët “erë e keqe” dhe i ka fajësuar për përleshjet gjatë paradës së tyre në nëntorin e kaluar.
Petrushiç tha se Amfilohije mund të përballet me veprime ligjore nëse nuk kërkon falje.