Brazil 2014 Argjentina i bashkohet Kolumbise
Dy gola të Mesit me penallti ndihmuan Argjentinën të fitonte 5-2 në fushën e Paraguajit dhe të kualifikohej për në fazën finale të kampionatit botëror që luhet vitin e ardhshëm në Brazil.
Golat e tjerë për Argjentinën u shënuan nga Agero, Di Maria dhe Maksi Rodrigez, ndërsa për skuadrën vendase realizuan Nunjez dhe Santa Kruz.
Uruguaj është ende në pozitë të vështirë në grupin eleminator të Amerikës së Jugut, por suksesi i radhës bën që të ketë shpresë.
Skuadra dy herë kampione e botës fitoi 2-0 ndaj Kolumbisë në fushën e vet, me gola të shënuar nga Edinson Kavani dhe Kristian Stuani. Kjo ndodhi vetëm kur kishte mbetur më pak se çerek ore lojë deri në fund të takimit.
Në ndeshjen tjetër, Venezuela mundi me shumë vështirësi Perunë 3-2.
Të kualifikuar nga zona e Amerikës së Jugut janë Argjentina dhe Kolumbia.
E kualifikuar të paktën për të plej of është skuadra e Kilit, ndërsa Ekuadori, Uruguaj dhe Venezuela ende kanë shpresë.
Katër skuadrat e para kualifikohen direkt për në Brazil, e pesta do të luajë një plej of ndërkontinental ndaj Jordanisë.