Brazil 2014, Shqipëria në grupin E
Xhovani De Biazi e gjen Shqipërinë në grupin E eliminator të vlefshëm për Kupën e Botës Brazil 2014. Shorti që u hodh pak kohë më parë, i vuri kuqezinjtë në të njëjtin grup me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Islandën dhe Qipron. Ndonëse nuk ka asnjë emër “big” në grup, realisht rrugëtimi i kuqezinjve është i vështirë, pasi Norvegjia, Sllovenia dhe Zvicra janë dukshëm më mirë sesa Shqipëria. Megjithatë, bonusi i madh për Xhani De Biazin do të jetë faktori fushë. Nga katër ndeshjet e para, kuqezinjtë do të luajnë tre në Shqipëri, çka do të jepte shtysën e duhur skuadrës dhe trajnerit Italian për të synuar mbase arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar.
Brazil 2014
Grupi E
Norvegjia
Sllovenia
Zvicra
Shqipëria
Islanda
Qipro