Retro/Histori: 15 dhjetor 533 Vandalët kundër Belisarit
Beteja e Tricamarum-it u zhvillua më 15 dhjetor 533, ndërmjet ushtrisë së Vandalëve të komanduara nga Mbreti Gelimer dhe i vëllai Tzazon, dhe Perandorisë Romake Lindore (më vonë e quajtur Perandoria Bizantine) nën komandën e gjeneral Belisarit. Përballja vinte pas mundjes së Gelimer-it në betejën e Decimum-it dhe i dha fund njëherë e mirë fuqisë Vandale duke përmbyllur ‘ripushtimin” e Afrikës së Veriut nën Perandorin Justinian I.
Pasi u përzu nga Kartagjena, Gelimer-i ngriti kamp në Bulla Regia në Numidi, rreth 10 milje në perëndim të Kartagjenës. Ai e dinte se në kushtet e tij nuk ishte në gjendje të përballej me forcat e Belisarit, kështu që i nisi lajmëtarë të vëllait Tzazo i cili ndodhej në Sardenjë. Kur mori mesazhin, Tzazo u nis për në Afrikë për t’iu bashkuar të vëllait. Dy ushtritë u përballën në Tricamarum, nja 30 milje në perëndim të Kartagjenës dhe kavaleria romake u fut menjëherë mes rreshtave të Vandalëve. Në një prej këtyre inkursioneve Tzazo u vra në sy të Gelimer-it. Siç kish ndodhur në Decimum, Gelmier-it iu prenë fuqitë. Vandalët filluan të tërhiqeshin. Gelimer-i u tërhoq në Numidia me një humbje prej 3 mijë ushtarësh, të vrarë ose të kapur rob.