E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, hyn në fuqi ligji anti-duhan

Një vendim për duhanpirjen, hyri në fuqi të premten në shtetin më të populluar të Brazilit, i cili ndalon pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike duke përfshirë, lokalet, restorantet, hotelet, zyrat dhe klubet e natës.
Masa e re u lejon duhanpirësve të Sao Paolo të pijnë duhan vetëm në shtëpitë e tyre dhe në ambjent të hapur.
Duke filluar që të premten pas mesnate, punonjësit e shëndetit publik vizituan institucionet më të frekuentuara në orët e vona të natës, duke gjobitur të gjithë ata që shkelnin ligjin më të ri.
Disa mendojnë se ligji ishte një veprim në drejtimin e duhur. Të tjerë nuk janë të lumtur sepse tani atyre u duhet të largohen nga tavolina sa herë që dëshirojnë të ndezin një cigare.
" Më duhet të dal jashtë në shi, në mes të rrugës sepse në atë restorant nuk lejohet pirja e duhanit", tha një duhanpirës.
Shumë prej tyre kanë dyshime nëse ligji i ri do të respektohet, duke marrë në konsideratë faktin se janë vetëm 500 agjentë që do të kontrollojnë një shtet me 40 milionë banorë. Vetëm qyteti I Sao Paolo ka rreth 6 milionë duhanpirës.
Pronarët e lokaleve dhe restoranteve kanë argumentuar se ata nuk do të jenë përgjegjës për monitorimin e papajtueshmërisë me ligjin e ri.
" Unë mendoj se është e padrejtë që një pronar si unë të duhet të kontrollojë këta njerëz që pijnë duhan brenda ambjenteve", tha pronari i një lokali.
Guvernatori i Sao Paolo dhe Ministri i Shëndetësisë Jose Serra vendosën rregullin për të mbrojtur jo-duhanpirësit, duke iu referuar mediave lokale.
Brenda institucioneve shtetërore rregulli është gjithashtu strikt. Duhanpirja nuk lejohet në salla dhe as në portat hyrëse.
Në institucionet në të cilat njerëzit kapen duke pirë duhan ata mund të gjobiten nga 400 deri në 800 dollarë për një shkelje të parë, dhe shumë më tepër në rast përsëritje. Pas tre shkeljeve, biznesi duhet të mbyllet për 48 orë dhe më një shkelje të katërt, për 30 ditë.
Përpjekjet e mëparshme për të ndaluar duhanpirjen në Sao Paolo kanë deshtuar, por zyrtarët thonë se këtë herë ata janë të mbështetur nga shumica e banorëve të qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›