Kosovë, gjenden të vdekur dy serbë në Gjilan
Dy serbë nga fshati Partesh i Gjilanit janë gjetur të vdekur mbrëmë pasdite, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Mediat lokale në gjuhën serbe bëjnë të ditur se bëhet fjalë për çiftin bashkëshortor Petkoviq, Trajanka, 58 vjeç, dhe Bogdan, 64 vjeç.
Ata ishin gjetur nga një fqinj i tyre në shtëpi. Sipas zëdhënësit të policisë, Arbër Beka, policia është njoftuar për ngjarjen nga fqinjët e tyre rreth orës 14:00.
"Hetimet ende po zhvillohen. Prokurori public si dhe ekipet e mjekësisë ligjore janë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës nuk mund të aludojë për motivin dhe rrethanat e vdekjes së tyre"-tha Beka.
Fshati Partesh është i banuar me serbë dhe gjendet rreth 5km larg qytetit të Gjilanit.