E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klima, Kandaja del nga protokolli i Kiotos

Kanadaja është tërhequr nga Protokolli i Kiotos për ndryshimet klimatike. "Kjo nuk funksionon", tha Ministri kanadez i Mjedisit, Peter Kent, pa specifikuar se kur Kanadaja, vendi e parë që morri një vendim të tillë, do të dalë zyrtarisht nga marrëveshja.

Por ai shtoi se qeveria e tij do të “përdorë të drejtën ligjore për t’u tërhequr zyrtarisht nga Protokolli", përndryshe Kanadaja rrezikon të paguajë penalitete të rënda.

Kent kur lëshoi këtë deklaratë ishte duke u kthyer nga Afrika e Jugut, ku ai mori pjesë në Konferencën e Klimës Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›