E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Arrin në 5 mijë numri i të vrarëve në Siri

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, ka thënë se më shumë se 5000 persona kanë vdekur në konfliktin nëntë mujor në Siri.

Pillaj, tha se të paktën 300 fëmijë janë në mesin e të vdekurve, dhe se ka mijëra njerëz në paraburgim.

Ajo, vuri në dukje se herën e fundit kur e kishte informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Sirinë, në gusht, numri i viktimave ka qenë 2000.

Muajin e kaluar, Rusia dhe Kina vundosën veton ndaj një rezolute të mbështetur nga Këshilli i Sigurimit e cila dënonte gjakderdhjen në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›