Administrata e Obamës mirëpret deklaratë e Medvedevit për hetim

Administrata e Obamës ka mirëpritur deklaratën e presidentit rus Dimitri Medvedev se do të hetojë akuzat për mashtrim në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Por, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se dëshmia e premtimit do të shtrihet në mënyrën se si do të kryhet hetimi dhe se si do të zbatohen rezultatet e tij.
Klinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që pas protestave të ndezura nga zemërimi për manipulimet në zgjedhje tani situata në Rusi është e qetë.
Klinton i bëri këto komente duke folur në Uashington së bashku me sekretarin e jashtëm britanik, Uilliam Hag, i cili tha se veprimet e Rusisë duhet të përcaktohen nga rezultatet e hetimit.