Brazil kush do ta zere vendin e Lulas
Brazili ka votuar dje per te zgjedhur pasardhesin e presidentit qe po largohet nga detyra me nje mbeshtetje rekord Luiz Inaacutecio Lula da Silva. Ne balotazhin per te vendosur Presidentin e vendit do te ndeshen kandidatja e propozuar nga Presidenti Dilma Rousseff dhe kundershtari i saj Joseacute Serra guvernator i San Paolos. Sipas sondazheve Rousseff qe udheheq sondazhet me nje diference nga 8 deri ne dhjete pike e ka te sigurt fitoren. Nese do te fitoje ashtu sic pritet te ndodhe ajo do te jete gruaja e pare Presidente ne historine e Brazilit dhe nje fitore personale e Lulas qe e ka propozuar per te zene vendin e tij. Rousseff ka qene per tre vjet me radhe pergjegjese e casa civil detyre e ngjashme me rolin e Kryeministrit te vendit. Nderkaq Serra eshte figura kryesore e Partise Socialdemokrate qe humbi zgjedhjet me Lulan ne vitin 2002 e mbetur jashte balotazhit me rreth 20 per qind te votave ne raundin e pare eshte kandidatja e te gjelberve Marina Silva. Zgjedhesit e saj duhet te vendosin mes Serra-s dhe Rousseff. Javet e fundit te fushates elektorale kane pare nje sere sulmesh mes dy kundershtareve qe nuk eshte se u kane ofruar 130 milione zgjedhesve platforma qeverisjeje shume te ndryshme nga njera-tjetra. Rousseff po shkon drejt fitores me mbeshtetjen e plote te Lulas qe po largohet me shifra rekord per sa i perket mbeshtetjes ne sondazhe. Nga ana tjeter Serra kerkon te mbeshtetet tek eksperienca e tij e gjate si deputet kryetar bashkie guvernator dhe minister duke denoncuar mungesen e eksperiences nga ana e kundershtares qe nuk ka marre kurre pjese ne nje gare elektorale. Popullariteti i jashtezakonshem i Lula-s dhe mbeshtetja e tij Rousseff me shume se 80 per qind do ta beje me te lehte zgjedhjen e Presidentit. Nen udheheqjen e tij Brazili njohu nje rritje ekonomike te papare rreth 7 per qind ne vit dhe nje papunesi ne shifra minimale.